Takim i delegacionit të Bordit ekzekutiv të Këshillit të ambasadorëve me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas

nga Xh M

Shkup, 20 shkurt – Delegacioni i Bordit ekzekutiv të Këshillit të ambasadorëve sot kishte takim me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.

Takimi, siç njoftoi Këshilli i ambasadorëve, “është mbajtur në atmosferë miqësore, me diskutime produktive në tema me interes të përbashkët për dy palët, para se gjithash vazhdim me fokusin dhe tempin e përforcuar të zbatimit të axhendës reformuese dhe zhbllokimin e e procesit intergues të vendit në BE”.

“Me besim të plotë në kapacitetet e vendit për progres të shpejtë në negociatat e anëtarësimit, ambasadori Rokas shprehu bindjen se duke kapërcyer pengesën e fundit në këtë rrugë shumëdekadashe, gjegjësisht me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut do të mund të përshpejtojë dinamikën e anëtarësimit në Union. Ambasadori Rokas theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të përfitojë nga momenti ekzistues, kur zgjerimi i Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor gëzon mbështetje të lartë në vendet anëtare. Maqedonia e Veriut është shumë e respektuar në Bruksel, ndër të tjera për shkak të harmonizimit të politikave në punët e jashtme dhe të mbrojtjes, dhe mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e tyre të plotë. Rokas beson se Këshilli i ambasadorëve me përvojën e tij të pasur diplomatike mund të japë një kontribut të madh në këto procese”, thuhet në komunikatë.

Delegacioni i Këshillit të ambasadorëve e ka theksuar përcaktimin e saj të fuqishëm, si asociacion jopartiak dhe i pavarur, përmes bashkëpunimit të mëtejshëm të ngushtë me faktorët më të lartë të jashtëm politik në vend dhe me përfaqësues të BE-së të vazhdojë me mbështetjen pa rezervë të proceseve reformuese dhe realizimin e eurointegrimeve të vendit në Union.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More