Takim i Këshillit drejtues të BNJVL-së me ministren e Financave

nga D V

Shkup, 7 shkurt – Këshilli drejtues i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) sot do të mbajë seancën e 24-të, në të cilën me ftesë të BNJVL-së, do të marrë pjesë edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Siç kumtojnë nga BNJVL, në përputhje me Memorandumin e ri për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe BNJVL-së (gusht të vitit 2024) do të diskutohet për zhvillimin e mëtejshëm të decentralizimit fiskal në vendin tonë, mundësitë për përforcimin e stabilitetit financiar të komunave dhe nevojën e rishikimit të metodologjive për shpërndarjen e bllok granteve që pushteti qendror ua transferon komunave për zbatimin e kompetencave të caktuara, midis të cilave për arsim, për kopshte, për  mbrojtjen nga zjarri, e të tjera.

Këshilli drejtues i BNJVL-së në këtë seancë do të diskutojë edhe për çështje tjera aktuale në vetëqeverisjen lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More