Takim i Klekovskit dhe Axhigogov me përfaqësuesit e LSM-së dhe AOGJSH: FSSH jep mbështetje të plotë në plotësimin e marrëveshjeve kolektive

nga Xh M

Shkup, 9 korrik – Dy u.d. drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov sot patën takim me Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së dhe Trpe Deanoski, kryetar i AOGJSH-së, si dhe me Bojan Tripunovski, sekretar i përgjithshëm i AOGJSH-së, dhe Zoran Peçevski, kryetar i sindikatës së FSSHRMV.

Siç kumtuan nga FSSHRMV, në takim u theksua vlera e dialogut social, si dhe Marrëveshja kolektive dhe problemet në zbatimin e tij.

“Në të kaluarën e afërt FSSHRMV u përball me grevë për shkak të moszgjidhjes së problemeve të grumbulluara. Udhëheqësia e FSSHRMV është e përkushtuar në dialogun social dhe jep mbështetje të plotë në plotësimin e marrëveshjeve kolektive. Kushtet më të mira për punë janë pjesë e rëndësishme në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, qëndron në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More