Takim i liderëve të Bashkimit Evropian në Shkup: Fokus në Planin për Rritje

nga Redaksia

Shkup, 28 qershor – Të hënën dhe të martën, Shkupi do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do t’i kushtohet zbatimit të Planit për Rritje për rajonin. Në takim do të marrë pjesë edhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, përcjell Zhurnal.mk.

Nga Qeveria bëjnë të ditur se të hënën është planifikuar një takim tet-a-tet mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisioneres Kos, pas të cilit do të pasojë një takim bilateral me delegacione të zgjeruara nga të dyja palët.

Pjesa kryesore e agjendës është paraparë për të martën, kur do të mbahen dy panele. Paneli i parë do të fokusohet në Planin për Rritje për Ballkanin Perëndimor, ku do të mbajnë fjalime kryeministri Mickoski dhe komisionerja Marta Kos. Pas panelit është planifikuar një konferencë për shtyp e përbashkët.

Paneli i dytë do të jetë i përqendruar në mekanizmat konkretë për mbështetjen dhe zbatimin e Planit për Rritje, ku do të marrin pjesë ministra nga rajoni, përfaqësues të Bashkimit Evropian, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.

Siç ka konfirmuar Komisioni Evropian, në takimin në Shkup, përveç kryeministrit Mickoski, do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More