Takim i Mickoskit me Zelenskin në Dubrovnik

nga D V

Shkup, 10 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në Samitin kushtuar Ukrainës në Dubrovnik, u takua me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski.

“Realizova takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Shpreha mbështetjen dhe dëshirën time për arritjen e qëllimit për paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” e hapi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

Ky është samiti i tretë i organizuar në këtë format. i Pari u organizua në gusht të vitit 2022 në Athinë, ndlrsa i dyti në shkurt të këtij viti në Tiranë. Qëllimi kryesor është shprehja e solidaritetit dhe mbështetjes për Ukrainën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More