Takim i ministres Janevska me përfaqësues të Korpusit amerikan të paqes

nga D V

Shkup, 20 gusht – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot realizoi takim me drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes në vend, Dejvid Risajd, me ç’rast u konstatua se bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë e Arsimit dhe Korpusit të paqes është frytdhënës dhe vazhdon me sukses.

Siç njoftoi MASH, Janevska ka theksuar se vullnetarët e organizatës janë  mbështetje e fortë për mësimdhënësit  e gjuhës angleze, veçanërisht në zonat rurale, duke mbajtur së bashku orë mësimore  dhe duke organizuar aktivitete jashtë mësimore i ndihmojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të zgjerojnë aftësitë e tyre gjuhësore. Gjithashtu është e rëndësishme edhe mbështetja e shkollave në praktikat gjithëpërfshirëse për nxënësit me nevoja të veçanta.

“Duke falënderuar vullnetarët për përkushtimin e tyre, ministrja Janevska shprehu besimin e saj se partneriteti me Korpusin e Paqes do të ngritet më lart, ndërsa bashkëpunimi mund të zhvillohet në një nivel më të lartë dhe të zgjerohet, në interes të bashkësive  lokale të cilave u drejtohet ndihma vullnetare”, theksohet në kumtesën e MASH-it.

Aktualisht, Korpusi i Paqes ka 26 vullnetarë në vend. Vitin e kaluar, vullnetarët mësuan 1493 nxënës dhe bashkëpunuan me 29 profesor të gjuhës angleze.

“Bashkëpunimi i Maqedonisë me Korpusin amerikan të paqes daton që nga viti 1996, kur u themelua Projekti i parë për avancimin e mësimit të gjuhës angleze përmes marrëveshjes ndërmjet dy qeverive. Korpusi i Paqes është një organizatë joqeveritare amerikane kushtuar paqes dhe miqësisë botërore. Organizata punon përmes vullnetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në bashkësitë lokale për dy vjet. Ajo u themelua në vitin 1961 nga Presidenti Xhon F. Kenedi”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More