Takim i ministrit Filkov me eurokomisarin Didie Rejnders

nga Xh M

Budva, 28 tetor – Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim dypalësh me eurokomisarin e drejtësisë Didie Rejnders, në margjinat e forumit ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme i cili mbahet në Budva.

“Ishte shprehur mirënjohje për përpjekjet e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e inkuadrimit dhe reformave. Në takim u diskutua për sundimin e ligjit, agjendën ligjvënëse dhe reformat e planifikuar në gjyqësor të cilat janë përfshirë në Strategjinë zhvillimore sektoriale për drejtësinë (2024-2028)”, informon Ministria e Drejtësisë.

Si veçanërisht domethënës u theksua digjitalizimi, i cili, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë, “duhet të mundësojë progres dhe një mënyrë funksionimi më të shpejtë, më transparent dhe më efikas që do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e shoqërisë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More