Takim i ministrit Misajllovsk me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, Gregori Najt

nga D V

Shkup, 16 gusht – Në prag të shënimit të Ditës së Armatës së Maqedonisë, sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski realizoi takim me komandantin e Gradës kombëtare të Vermontit, gjeneral major Gregori Najt i cili është për vizitë në vendin tonë.

Gjatë takimit, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është diskutuar për partneritetin e deritanishëm dhe bashkëpunimin ndërmjet Armatës së Maqedonisë dhe Gardës kombëtare të Vermontit i cili zgjat më shumë se 30 vjet dhe për intensifikimin e tij në të ardhmen.

“Trajnimet, , stërvitjet e përbashkëta, shkëmbimi i kadetëve mes dy akademive janë tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer, domethënës për zhvillimin e mëtejshëm të pjesëtarëve të Armatës dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, të cilët përveç shkëmbimit të përvojave dhe përvetësimit njohurive të reja, ndërtojnë marrëdhënie të forta”, theksohet në kumtesën.

Në kuadër të vizitës së sotme, ministri Misajllovski dhe gjenerali Najt e  vizituan Qendrën operative kibernetike dhe Platformën e trajnimit Kibernetik në kuadër të Armatës, qëllimi i së cilës është sigurimi i mbrojtjes adekuate kibernetike. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More