Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Malit të Zi, Zoran Milaniq

nga D V

Shkup, 3 tetor  – Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski sot është takuar me ambasadorin e Malit të Zi, Zoran Milaniq, me ç’rast i ka uruar suksese në misionin diplomatik dhe ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes me Malin e Zi.

 

Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit aleat mes dy vendeve dhe intensifikimin e proceseve integruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian me një qëllim, një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More