Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz

nga D V

Shkup, 7 tetor – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, të cilit i ka uruar suksese në misionin diplomatik.

Nga Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se në takim Misajlovski falënderoi edhe Mbretërinë e Spanjës për mbështetjen e vendit tonë në proceset integruese evropiane.

Ministri Misajllovski dhe ambasadori spanjoll Rafael Soriano Ortiz kanë biseduar për bashkëpunimin dypalësh në mbrojtje, ku, siç thuhet në kumtesë, bashkëbiseduesit janë përqendruar për mundësitë dhe iniciativat për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More