Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker

nga Xh M

Shkup, 26 korrik – Në Ministrinë e Mbrojtjes ministri Vllado Misajllovski sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker dhe atasheun e sapoemëruar të mbrojtjes, kolonel Bensad Shinikoviq, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Në takim ministri Misajllovski ka shprehur mirënjohje të sinqertë për bashkëbiseduesit dhe shtetin e tyre, i cili, siç tha, përsëri, iu përgjigj me vetëmohim dhe në kohën më të shpejtë thirrjes sonë për ndihmë në përballjen me zjarret.

“Bashkëpunimi i mbrojtjes ndërmjet dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe me nënshkrimin e marrëveshjes së re dypalëshe janë krijuar kushte për zgjerimin dhe avancimin e fushave ekzistuese të bashkëpunimit”, u konfirmua në takimin e sotëm.

Ambasadori Presker theksoi se Sllovenia shpreh mbështetje të qartë për anëtarësimin tonë në BE dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në proceset e reformave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More