Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e sapoemëruar francez Le Rigoler

nga Xh M

Shkup, 11 shtator – Mirëseardhje dhe mision të suksesshëm diplomatik i dëshiroi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Franceze, Kristov Le Rigoler në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes (MM).

Në takimin në të cilin mori pjesë edhe atasheu i mbrojtjes, kolonel Valeri Sans, informojnë nga MM, u bisedua për bashkëpunimin dypalësh në mbrojtje me Francën e cila është aktive më shumë se 28 vjet në sferën e arsimit ushtarak dhe trajnimit gjuhësor.

“Ministri Misajllovski shfaqi mirënjohje për mbështetjen e fuqishme nga Republika Franceze në realizimin e qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe rrugën drejt integrimit të plotë në BE”, thuhet në kumtesën e MM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More