Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin francez Bomgartner

nga D V

Shkup, 9 korrik – Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner, njoftoi SÇE.

Në fokus të diskutimit ishin procesi euro-integrues, bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës si dhe mundësitë për thellimin e tij.

“Në vitin 2021 u ratifikua Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës për themelimin e Agjencisë Zhvillimore Franceze, PROPARKO dhe Ekspertiza Francë në Maqedoninë e Veriut që hap mundësi për bashkëpunim në veçanti në aspektin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, zhvillimit ekonomik dhe social. Me emërimin e Mia Matkoviq si eksperte të re, Franca edhe një herë konfirmoi mbështetjen e saj në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut dhe afrimin e saj për anëtarësim të plotë në Union”, bëhet e ditur në kumtesën e SÇE-së.

Murtezani dhe Bomgartner, siç shtohet, e konfirmuan angazhimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm bilateral. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More