Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin italian Silvestri

nga D V

Shkup, 15 korrik – Mbështetja e Italisë është e rëndësisë së madhe, si dhe përforcimi i marrëdhënieve të partneritetit, ishte theksuar në takimin e sotëm të ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani me ambasadorin e Republikës Italiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri.

Në takim, siç bënë të ditur nga Sekretariati i Çështjeve Evropiane, krahas marrëdhënieve të ndërsjella bilaterale, u diskutua edhe Plani i rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i konvergjencës socio-ekonomike të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Silvestri theksoi se Italia do të vazhdojë të mbështes Maqedoninë e Veriut në rrugën evropian dhe theksoi gatishmëri për përforcimin e ndërsjellë të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët për të dy vendet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More