Takim i Siljanovska Davkova me komandantin e Gardës Kombëtare të Uermont Najt dhe zëvendësambasadoren e SHBA-së, Nikoll Uarns

nga D V

Shkup, 19 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër i priti gjeneral – major Gregori Najt, komandant i Gardës Kombëtare të Uermont dhe zëvendësambasadoren e SHBA-së, Nikoll Uarns, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin gjithpërfshirës të shtetit tonë me Gardën Kombëtare të Uermont, si pjesë e rëndësishme e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe mbështetjes së vazhdueshme të cilën SHBA-ja nga fillimi i pavarësisë ia jep integrimeve euroatlantike të shtetit tonë, zhvillimit të saj demokratik, sigurisë dhe qëndrueshmërisë.

Siç informojnë nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e projekteve për modernizim dhe furnizim të Armatës dhe e ka theksuar rolin e rëndësishëm të cilin Garda Kombëtare e Vermontit e ka pasur në përmbushjen e standardeve të NATO-s dhe hyrjes së shtetit në Aleancë.

“Presidentja Siljanovska Davkova i përshëndeti qëllimet për zgjerim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Vermontit për fuqizimin e kapaciteteve tona në mbrojtje dhe siguri”, thuhet në kumtesën e sotme.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin në kuadër të aleancës së NATO-s dhe për situatën në rajonin më të gjerë, në kontekst të agresionit rus në Ukrainë. Presidentja Siljanovska Davkova e ka riafirmuar përkushtimin e shtetit që të kontribuojë, në bazë të mundësive dhe kapaciteteve  në përballjen me kërcënimet e përbashkëta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More