Shkup, 5 korrik – Mbështetje e plotë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullit ukrainas, porositi ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski në takimin e sotëm me ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir dhe atasheun e mbrojtjes, nënkolonelin Serhii Kacuba.
“Përveç mbështetjes politike, të cilën e keni pa rezervë, ne do të bëjmë përpjekje shtesë për të ndihmuar në luftën tuaj. Kjo luftë duhet të ndalet menjëherë dhe të zgjidhet diplomatikisht”, theksoi Misajlovski.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim ministri Misajlovski theksoi se do të angazhohet për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive të mbrojtjes, përforcimin e komunikimit, ndërsa bashkëpunimi i suksesshëm me ambasadën e Ukrainës do të vazhdojë të avancohet.
Ambasadori Dir dërgoi falënderime deri tek ministri Misajlovski, Armata dhe qytetarët për tërë ndihmën dhe mbështetjen që vendi ynë i ka dhënë Ukrainës dhe popullit ukrainas.