Takim Mucunski-Ageler, tema e Asamblesja e Përgjithshme e ardhshme e KB-së dhe eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

nga D V

Shkup, 17 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka takuar ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler, me të cilën ka biseduar për Asamblenë e Përgjithshme të ardhshme të KB-së, eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e përshpejtimit të procesit, i cili do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Mucunski ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në proceset reformuese dhe zhvillimin demokratik të shtetit. Janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për forcimin e tyre në kuadër të Dialogut Strategjik.

Në takim u riafirmua aleanca e fortë në NATO dhe vendosmëria e përbashkët për të mbrojtur vlerat demokratike, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More