Takim Mucunski – Bunford, fokus në marrëdhëniet eurointegruese dhe dypalëshe me Hungarinë

nga D V

Shkup, 5 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot është takuar me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Hungarisë Zolt Bunford.

Ashtu siç informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski dhe Bunfordi iu referuan dialogut politik dinamik dhe të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve mike në tre dekadat e fundit, si dhe bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh në shumë sektorë, me theks të veçantë në planin ekonomik.

 

“Fokusi i bisedimeve ishte vënë në perspektivën evropiane të vendeve të rajonit dhe mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme hungareze në këtë kontekst, e cila veçanërisht doli në shprehje gjatë presidencës hungareze me Këshillin e Bashkimit Evropian. Duke shprehur faleminderim për mbështetjen e qartë dhe të fuqishme të Hungarisë dhe përpjekjet e bëra në mbështetje të integrimeve tona evropiane, ministri Mucunski theksoi përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar rrugën evropiane duke përmbushur reforma të rëndësishme në vend dhe duke vepruar me përgjegjësi në skenën ndërkombëtare”, theksohet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More