Takim Murtezani – Presker, janë riafirmuar marrëdhëniet e ngushta bilaterale

nga Xh M

Shkup, 11 shtator – Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati një takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker. Në takimin u rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta dypalëshe, si dhe partneriteti solid në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim dhe integrimit evropian.

Siç informojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane, ministri Murtezani, në veçanti theksoi rëndësinë e investimeve në projekte infrastrukturore të mbështetura nga fondet sllovene për zhvillim.

Ai theksoi se këto projekte paraqesin hapa të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale, dhe se mbështetja dhe investimi në këto fusha do të kenë një efekt afatgjatë pozitiv, duke krijuar kushte më të mira dhe inkurajimin e rritjes ekonomike.

“Në të njëjtën kohë, Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të sinqertë nga Sllovenia, si vend mik dhe aleat i ynë besnik në realizimin e synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar angazhimin e saj parimor për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata diskutuan edhe për modalitetet e bartjes së përvojës dhe njohurive sllovene në procesin e anëtarësimit në Union”, thuhet në kumteësn e Ministrisë së Çështjeve Evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More