Takim ndërmjet kryetarit të komunës së Çairit Mexhiti dhe znj. Elisa Spiropali

nga Redaksia

Shkup, 22 dhjetor – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti me kënaqësi znj. Elisa Spiropali në ambientet e komunës në kuadër të një vizite zyrtare. Gjatë takimit, u diskutuan tema të rëndësishme si zhvillimet aktuale rajonale, roli i diplomacisë shqiptare në forcimin e lidhjeve mbarëkombëtare, dhe nevoja për një bashkëpunim të thellë ndërinstitucional.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të përmbushur interesat e përbashkëta. Znj. Spiropali sjelli një mesazh të qartë për afërsinë politike dhe mbështetje institucionale ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ky komunikim konfirmoi angazhimin e ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin, me fokus në zhvillimin, integrimin dhe forcimin e vlerave që lidhin dy vendet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More