Takim Nikolloski – Ulusoj: Turqia mbetet partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë

nga D V

Shkup, 17 dhjetor – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, të cilat janë tradicionalisht miqësore dhe të rëndësishme për të dy kombet, kumtuan nga Ministria e Transportit.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale mes dy vendeve, miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e fortë.

Zëvendëskryeministri Nikoloski theksoi se Turqia është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë dhe në këtë drejtim Qeveria në vazhdimësi po punon në përmirësimin e kushteve për investime në vend.

Në takim u diskutua edhe për programin e investimeve të Qeverisë në pjesën e projekteve kapitale, ndërsa u hap çështja e përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e transportit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Nikolloski shprehën faleminderim për mbështetjen e deritanishme të turqisë dhe theksuan nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në aktivitete me interes të përbashkët për të dyja vendet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More