Shkup, 11 shtator – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, ka realizuar një takim me ambasadoren e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Kavahara Secuki, ku vlerësuan se ekziston hapësirë për afrim të mëtejshëm dhe bashkëpunim institucional, që do të kontribuojë në përparimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Shërbimi i shtypit të bankës qendrore sot njoftoi se Sllaveski dhe Secuko shkëmbyen mendime për lëvizjet aktuale ekonomike në botë, sfidat me të cilat përballen bankat qendrore gjatë rritjes së pasigurisë, si dhe përvojat nga zbatimi i politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.
“Theks i veçantë u vu mbi mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit midis Bankës Popullore dhe institucioneve nga Japonia, veçanërisht në fushën e digjitalizimit në sektorin financiar, forcimin e përfshirjes financiare dhe përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të burimeve njerëzore. Në këtë kontekst, u theksua gatishmëria për shkëmbim të njohurive dhe praktikave të mira, duke pasur parasysh përvojën dhe ekspertizën japoneze në këto fusha”, thuhet në informacionin nga Banka Popullore.