Zëvendësministri Iseni për vizitë në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari

nga D V

Kumanovë, 2 dhjetor  – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot ka qëndruar për vizitë pune në SPB Kumanovë dhe prej aty porositi se policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari.

“Gjatë vizitës u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në territorin e Kumanovës, përfshirë ngjarjet me flamurin dhe djegien e mbrëmshme të tri veturave dhe një objekti. Është konstatuar se gjendja e sigurisë është stabile dhe këto raste të izoluara një pjesë janë zbardhur plotësisht dhe për një pjesë po punohet për zbardhjen e tyre dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve”, thuhet në kumtesë.

Zëvendësministri Iseni theksoi edhe një herë se ruajtja e sigurisë, paqes dhe qetësisë së qytetarëve është prioritet absolut i policisë dhe kushdo që tenton ta shkelë atë në çfarëdo mënyre do të parandalohet dhe sanksionohet nga policia dhe do të vihet para drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More