Takimi Filkov-Val, në fokus reformat dhe projektet në drejtësi

nga D V

Shkup, 15 tetor – Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val.

Siç kumtoi sot Ministria e Drejtësisë, është diskutuar për reformat dhe projektet e planifikuara në drejtësi në drejtim të sundimit të ligjit.

“Shqyrtim i veçantë iu dha propozim-ligjit për të cilën nga ana e ambasadorit Val ishte kumtuar se OSBE-ja financiarisht do ta mbështesë përkthimin. Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë do të jetë edhe më tutje në mënyrë aktive e përfshirë në përgatitjen e Strategjisë sektoriale zhvillimore 2024-2028, si dhe në grupet e punës për ndryshime të caktuara ligjore”, thuhet në kumtesë.

Bashkëpunimi dhe dialogu në periudhën në vijim, siç thekson, do të intensifikohen me qëllim që të realizohen reformat e planifikuara në drejtësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More