Takimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski me ambasadorin austriak Martin Pamer

nga D. V.

Shkup, 4 korrik – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostandinovski ka realizuar takim me Martin Pamer, ambasador i Republikës së Austrisë në vend.

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, Kostandinovski e njoftoi ambasadorin Pamer për aktualitetet dhe sfidat me të cilat përballet Gjykata dhe e njoftoi me prioritetet në mandatin e tij.

Në takim u shpreh kënaqësi e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave kushtetuese, ku kryetari  Kostadinovski i dorëzoi një ftesë kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Kristof Grabenvarter.

Ambasadori Pamer  theksoi se do të angazhohet për krijimin e një bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy gjykatave, duke theksuar se e vlerëson shumë angazhimin e Gjykatës Kushtetuese të vendit, e cila ka një rol kyç në sigurimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More