Takimi i ministrit Misajlovski me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer dhe atasheun e ri të mbrojtjes, kolonelin Kristian Tesar

nga Xh M

Shkup, 10 shtator – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Australisë Martin Pamer, zëvedësshefin e Misionit, Matijas Humenberge, atasheun e sapoemëruar dhe ish-atasheun e mbrojtjes së Austrisë, kolonel Kristian Tesar dhe kolonelin Kristian Smutek, njoftuan sot nga Ministria e Mbrojtjes.

Ministri Misajlovski në takim shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer me atasheun e deritanishëm të mbrojtjes, kolonel Smutek, dhe i uroi mirëseardhje dhe bashkëpunim të suksesshëm atasheut të sapoemëruar, kolonel Tesar.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh i mbrojtjes me Austrinë dhe mundësitë për përparimin e saj në fushën e logjistikës, përballjen e gjendjeve të krizës, trajnimin dhe edukimin ushtarak, kurset e operacioneve paqeruajtëse dhe fusha të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More