Takimi Mexhiti-Miljaniq: Ngritja e partneritetit dhe rrugëtimi drejt integrimit europian

nga D V

Shkup, 24 tetor – Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim ambasadorin e Malit të Zi z. Zoran Miljaniq.

Fillimisht ambasadori përgëzoi z. Mexhitin për detyrën e tij të re dhe ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Diskutuan për mundësitë për zhvillimin ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. U theksua nevoja për të identifikuar projekte të përbashkëta që do të nxisin investimet dhe do të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme të ekonomive mes dy shteteve. Sektorët si turizmi, energjia dhe bujqësia ofrojnë potencial të madh për bashkëpunim.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte rrugëtimi i përbashkët drejt Bashkimit Europian. Të dy vendet janë të angazhuar për të përmbushur kriteret e nevojshme dhe për të avancuar proceset reformuese. Bashkëpunimi ynë do të jetë kyç për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.

Gjithashtu, z. Mexhiti shprehu angazhimin e tij dhe të institucioneve për të forcuar marrëdhëniet me Malin e Zi dhe për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje të suksesshme në Evropë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More