Talat Xhaferi zgjidhet shef i shtabit politik të BDI në Gostivar

nga Xh M

Gostivar, 25 shkurt – Sonte në Gostivar, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar në një tubim partiak, ka zgjedhur shefin e shtabit politik pranë kësaj partie në këtë qytet. Në këtë eveniment ku i pranishëm ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për shef shtabi politik të degës së kësaj partie në Gostivar, u zgjodh ish kryeministri dhe deputeti aktual, Talat Xhaferi.

”Nuk kanë lënë mjet e propagandë pa lëvizur në drejtim të mposhtjes, në drejtim të rrënies së moralit në Bashkimin Demokratik për Integrim. Por pa sukses, pa sukses sepse rrënjët e këtij organizimi përveç se janë të lashta, janë të vaditura me gjakun e të gjithë bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve në këto hapësira dhe më gjërë”, tha mes të tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin e mbajtur në Gostivar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More