Taravari: BDI-ja po shkon drejt diskreditimit total

nga Xh M

Shkup, 14 dhjetor – Arben Taravari me anë të një statusi në facebook ka shkruar se BDI-ja po shkon drejt diskreditimit total.

Ja statusi i plotë i Taravarit në facebook:

Partia që ka qenë më gjatë në pushtet në historinë e këtij shteti, BDI-ja po shkon drejt diskreditimit total. Këto sigurisht që nuk janë Ditë të lehta për asnjë nga ne sepse tek e fundit në atë parti ka pas njerëz shumë të mirë të cilët me ndershmëri i kanë besuar asaj. Ata sot ndihen të braktisur dhe të tradhëtuar nga liderët e tyre.
Me bindje them se kush ka bërë krime duhet dhe do të dënohen por ata që janë të pafajshëm duhen trajtuar me respekt e dinjitet sepse urrejtja partiake duhet eleminuar njëherë e mirë nga mentaliteti ynë politik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More