Taravari: Gjatë natës pritet që disa pacientë të dërgohen në qendra mjekësore evropiane

nga Redaksia

Shkup, 18 mars – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se ekipet mjekësore të institucioneve shëndetësore janë të angazhuara plotësisht edhe sot për ofrimin e kujdesit të duhur mjekësor për të gjithë pacientët e hospitalizuar.

Aktualisht, numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat dhe spitalet e vendit është si më poshtë:

Klinika e Kirurgjisë Plastike – 10 pacientë
Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë
Klinika e Kirurgjisë Torakale – 4 pacientë
Traumatologjia – 2 pacientë
Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë
KARIL – 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë – 2 pacientë
Spitali i Përgjithshëm në Shtip – 2 pacientë
Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë
Klinika e Kirurgjisë “Shën Naum Ohri” – 11 pacientë

Sipas informacioneve nga qendrat mjekësore në Austri, nga gjashtë pacientët e trajtuar, pesë janë në terapi intensive dhe janë në gjendje stabile, ndërsa një është transferuar në repartin e mjekësisë së brendshme. Në Lituani, katër pacientë janë në terapi intensive dhe janë në gjendje stabile.

Pesë pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët u dërguan për trajtim në Ankara, Turqi, tani mund të marrin frymë vetë.

Në Serbi po trajtohen 30 pacientë, të cilët janë në terapi intensive dhe janë në gjendje stabile, ndërsa në Bullgari po trajtohen 15 pacientë, nga të cilët shtatë janë në kujdes intensiv, ndërsa të tjerët kanë djegie më të lehta dhe mund të marrin frymë vetë.

Po ashtu, në Greqi po trajtohen tetë pacientë, të cilët janë në gjendje stabile dhe kanë pasur përmirësime nga dita e mëparshme.

Ministri Taravari theksoi se gjatë natës pritet që disa pacientë të dërgohen në qendra mjekësore evropiane, dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e ofruar nga partnerët ndërkombëtarë që nga momenti i parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More