Taravari, mohon të jetë takuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin

nga D. V.

Shkup, 24 mars –  Ministri i Shëndetësië, Arben Taravari, ka përgjënjestruar zërat se në ditët e kaluara ka realuzuar takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Taravari tha se aktualisht është i fokusuar vetëm në shërimin e pacientëve nga tragjedia në Koçani.

“As që ka pasur kanale komunikimi, s’jemi takuar. Këto tema janë irelevante për mua. Momentalisht jam i fokusuar në shërimin e pacientëve dhe përmirësimin e gjendjes së tyre. Për koaliconime dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar. Asgjë nuk është urgjente. Për dorëheqje as që e planifikoj. Raportet midis partnerëve të koalicionit janë shumë të mira. Vazhdoj të jem ministër i shëndetësisë dh eta bëj punën time”, ka deklaruar Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More