Taravari: Kam insistuar që partitë nga “Vlen” të dalin me lista të veçanta në zgjedhjet lokale

nga Xh M

Shkup, 27 mars – Ministri i Shëndetësisë dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, që është pjesë e Koalicionit “Vlen”, Arben Taravari, ka deklaruar sot se gjatë bisedimeve ka insistuar që të gjitha partitë nga Koalicioni të garojnë me lista të veçanta në zgjedhjet lokale.

“Në negociata kam insistuar që të kemi një listë të veçantë si Aleancë për Shqiptarët, por edhe partitë e tjera, sepse motivojmë më shumë njerëz që të përfshihen në zgjedhjet lokale. Por do të shohim, do ta bëjmë”, tha ai.

Taravari theksoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me liderët e koalicionit Vlen dhe se kanë marrëdhënie korrekte. Ai thekson se janë duke u përgatitur për zgjedhjet lokale dhe pret që së shpejti të dalin dhe t’i tregojnë opinionit qëndrimet e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More