Taravari: Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, shteti shkon drejt më të mirës

nga Xh M

Gostivar, 3 maj – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar. Projekti, me vlerë prej 90 milionë eurosh, u inaugurua në prani të kryeministrit Hristijan Mickovski dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S. Angela Aggeler.

Ky investim strategjik synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Pollogut dhe lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy qyteteve të rëndësishme të vendit.

“Sot bashkë me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj Angela Aggeler, isha pjesë e ceremonisë së organizuar me rastin e fillimit zyrtar të punimeve në projektitn 90 milionë eurosh që synon një autostradë të re Tetovë-Gostivar. Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, ky shtet do të shkojë Drejt më të Mirës!”- u shpreh Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More