Taravari nesër jep dorëheqje nga posti i ministrit

nga Xh M

Shkup, 14 maj – Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari për TV24 ka deklaruar se nesër do ta dorëzoj dorëheqjen në Qeveri, pas vendimit të marrë në parti se do ta dalin në opozitë.

Më largimin e Taravarit pritet që të largohen nga pozitat në Qeveri edhe funksionarët tjerë si dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike.

Taravari ka thënë se nesër do ta dorëzoj dorëheqjen ndërsa të martën në seancë në Kuvend, do të duhet të konstatohen dorëheqjet e funksionarëve dhe drejtorëve nga partia e Taravarit.

Nuk dihet nëse zv/kryeministri për Qeverivsje të Mirë, Arben Fetai nga partia e Taravarit do të ndjek hapat e liderit.

Ai ende nuk ka dhënë një qëndrim të prerë se a do të largohet nga pozita apo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e zv/kryeministrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More