Taravari: Nuk do të kandidoj për Gostivarin – Limani do të garojë për një mandat të ri

nga Redaksia

Gostivar, 27 qershor – Arben Taravari, lideri i krahut të ndarë të Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një tubim me qytetarët e mbajtur mbrëmë në kuadër të fushatës “Takohemi në Gostivar”, Taravari konfirmoi se kandidati për një mandat të ri do të jetë Valbon Limani, aktualisht ushtrues detyre i kryetarit të komunës.

Në fjalimin e mbajtur në Qendrën për Kulturë “ASNOM”, Taravari u shpreh i bindur në mbështetjen që Limani gëzon në qytet, duke i dhënë fund spekulimeve rreth kandidaturës.

“Po ju them nga këtu: Valbon Limani nuk është vetëm kandidat, por ai do të jetë kryetari i ardhshëm i Gostivarit,” deklaroi Taravari, duke kritikuar zërat që, sipas tij, përpiqen ta pengojnë Limanin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More