Taravari: Sali Murat dhe BDI, të orkestruar kundër gjuhës shqipe

nga Xh M

Shkup, 21 nëntor – Njëri nga liderët e VLEN-it dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sonte në një intervistë të dhënë për TV Alsat, ka thënë se BDI po manipulon me ligjin e gjuhëve dhe përmes personave që ka instaluar në gjykatë.

Ai tha se Sali Murat është deputet i BDI-së dhe nuk është deputet i partisë turke dhe as përfaqësues i ndonjë organizate turke dhe as nuk ka ndonjë organizim politik.

“Ju garantoj se ndërlidhja e tij është me BDI-në. Nuk mund të jetë rastësi hapja e të gjithë problemeve etnike që janë në gjykatën kushtetuese në 50-60 ditët e para të Qeverisë. Kush i nxitë dhe i nisë këto iniciative. Këtu duhet të kërkojmë shkakun dhe lidhja është pikërisht mes Sali Muratit dhe BDI-së”, tha Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More