Taravari shprehë solidaritetin e tij me punëtorët e keqpaguar dhe të papunët

nga D. V.

Shkup, 1 maj – Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur solidaritetin e tij me punëtorët e keqpaguar dhe të papunët, duke theksuar nevojën për dinjitet dhe mundësi të barabarta në tregun e punës.

“Në 1 Maj, bashkohem me të gjithë ata punëtorë që janë të keqpaguar, që nuk respektohen, si dhe me të gjithë ata që ende nuk e kanë punën që e meritojnë!”, deklaroi Taravari në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se në emër të partisë që drejton, zotohet se përpjekjet e tyre të përditshme do të jenë të fokusuara në krijimin e vendeve të punës dhe në garantimin e respektit për çdo qytetar që kontribuon në shoqëri:
“Në emër të Aleancës për Shqiptarët, zotohemi se çdo ditë e jona do të jetë një përpjekje për Punësim dhe Respekt!”, ka shkruar Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More