Taravari takon gjeneralin Vesli Klark në SHBA

nga D V

Shkup, 25 shtator – Kryetari i ASH-së dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravri, ka vazhduar me vizitën në SHBA. Ai përmes një postimi në Fejsbuk, ka njoftuar se mbrëmë ka takuar ish-komandantin e Forcave të NATO-s Vesli Klark.

“Gjatë takimeve të rëndësishme që po bëj në Amerikë, një nga më miqësorët dhe të çmuarit, ishte padyshim darka që pata mbrëmë me Gjeneralin Wesley K.Clark i cili drejtoi NATO-n në mënyrë të shkëlqyer dhe është një aset i madh për ne”, shkruan kreu i ASH-së, Arben Taravari në Fejsbuk.

Vesli Klark, ka qenë gjeneral i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish komandantë suprem i NATO-s, i cili simbolizon vendosmërinë e botës demokratike dhe paqes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More