Të ardhurat e planifikuara për vitin e ardhshëm arrijnë në rreth 6 miliardë euro ndërsa shpenzimet në 6.7 miliardë euro

nga Xh M

Shkup, 11 dhjetor – Të ardhurat e planifikuara për buxhetin e vitit 2026 arrijnë në rreth 6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet 6.7 miliardë euro. Kostot janë më të larta me 2.6 për qind ose rreth 169 milionë euro krahasuar me këtë vit. Parashikohet rritje e mjeteve për pensionet, pagat në administratë dhe për kujdesin social, për të cilat janë alokuar mbi 195 milionë euro.

Buxheti i ri përfshin ndryshime të rëndësishme në shpërndarjen e fondeve te ministritë. Janë shkurtuar mjetet nga Ministria e Transportit (27.2 milionë euro) dhe Ministria e Punëve të Jashtme (1.7 milionë euro). Mjete të shtuara vërehen në Arsim dhe shkencë (104.3 milionë euro), Shëndetësi (22.2 milionë euro), Mbrojtje (69.7 milionë euro), punë të brendshme (29.9 milionë euro), Financa (17.6 milionë euro), Energjetikë (34.3 milionë euro) dhe Mjedisi jetësor (48.2 milionë euro).

Kuvendi dje miratoi Buxhetin për vitin 2026. Më herët, nga rreth 200 amendamente, u pranuan vetëm gjashtë. Me ato sigurohen mjete për: forcimin e stafit të Agjencisë Teknike Operative, rindërtimin dhe zgjerimin e aksit rrugor Shtip-Çardaklija, hapjen e tre qendrave psikosociale për të rinjtë, pajisjen e shërbimeve të urgjencës dhe rindërtimin e sallës së sportit në Shkollën Fillore “Goce Delçev”, Gostivar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More