Të gjitha 80 komunat kanë parashttruar aplikacione për realizimin e projekteve nga thirrja e dytë qeveritare

nga D. V.

Kavadar, 2 maj – Kryeministri Hristian Mickoski ka njoftuar se përfundimisht me ditën e sotme, të gjitha komunat, gjithsej 80 kanë parashtruar aplikacione për realizimin e projekteve nga thirrja e dytë.

Tani, siç informoi Mickoski, në thirrjen e dytë ka rreth 900 aplikacione, ndërsa së bashku me të parat janë 1.200.

Сега, како што информира Мицкоски, на вториот повик има близу 900 апликации, а заедно со првиот се 1 200.

“Këto janë 1.200 kantiere ndërtimi në Maqedoni, kjo është historike, punë shekullore dhe këtë e bëjmë për gjeneratat aktuale dhe të ardhme, të cilët meritojnë kushte më të mira për jetesë. Do të vazhdojmë të realizojmë edhe në periudhën që vijon. Prisni lajme shumë të mira në disa muajt e ardhshëm për qytetarët dhe shtetin sepse është mirë të ndërtohet, për këtë na kanë zgjedhur qytetarët”, theksoi Mickoski, i cili së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski dhe ministrin e Mjedisit Jetësor është për vizitë pune në Kavadar.

Në thirrjen e dytë publike janë parasikuar dhe vendosur në dispozicion deri në 15 miliardë denarë për projekte kapitale dhe infrastrukturore

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More