Të mërkurën, në fokus të NATO-s do të jenë Ballkani e Ukraina

nga D. V.

Shkup, 14 tetor – Tridhjetë e dy ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s do të takohen të mërkurën në Bruksel.

Ata do të diskutojnë se si ta bëjnë më të fortë mbrojtjen e NATO-s, gjithashtu edhe për progresin në zbatimin e objektivave të reja, përfshirë pajisjen e forcave të armatosura dhe gatishmërinë e tyre për të mbrojtur njerëzit.

Përveç luftës në Ukrainë që do të jetë në fokus të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, gjithashtu në agjendë do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

Sipas një zyrtari të NATO-s, siguria në këtë pjesë të Evropës është thelbësore dhe që nuk do të lejojnë që të vihet në rrezik.

Në kuadër të mbrojtjes, NATO është duke kryer ushtrimin vjetor bërthamor “Steadfast Noon”, për t’u siguruar që pengimi bërthamor i aleancës të mbetet i besueshëm, i sigurt dhe efektiv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More