Të paktën 33 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Gazë

nga L. M

Të paktën 33 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm, bënë të ditur burime spitalore palestineze.

Sipas tyre, 24 nga të vdekurit ishin në qytetin e Gazës, ku Izraeli vazhdon ofensivën e tij ajrore dhe tokësore kundër grupit militant Hamas.

Ushtria izraelite bëri të ditur se vazhdon të shënjestrojë militantët në të gjithë Rripin e Gazës dhe ka intensifikuar ofensivën e saj në qytetin e Gazës, të cilin e përshkruan si bastionin e fundit të Hamasit.

Trupat dje kanë vrarë anëtarë të grupeve të armatosura që po përpiqeshin të vendosnin eksplozivë, shtoi armata  në komunikatë. Marina izraelite, ndërkohë, bëri të ditur se ka shkatërruar një depo armësh të Hamasit.

Ushtria, gjithashtu, raportoi një përpjekje të veçantë për sulm nga Gaza, duke thënë se dy raketa janë qëlluar drejt Izraelit, por nuk arritën në shënjestër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More