Shkup, 15 tetor – DPHM paralajmëron se nga e enjtja do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa të premten dhe të shtunën do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale dhe ulje të temperaturave për 5 deri në 7 gradë Celsius.
Nesër paradite moti do të jetë më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale.
“Nga e enjtja do të ketë vranësira të shtuara ku temperaturat e mëngjesit do të jenë më të larta, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës”, njofton DPHM.