Lëvizja Demokratike në Likovë zgjedh anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor

nga D V

Likovë, 25 dhjetor – Lëvizja Demokratike njofton opinionin publik se në Komunën e Likovës u zhvillua me sukses mbledhja për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor. Ky proces është pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për realizimin e zgjedhjeve të brendshme në kuadër të partisë.

Procesi u zhvillua në frymën e demokracisë dhe transparencës, duke siguruar një përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Komisioni Komunal Likovë përbëhet nga këta anëtarë:

1. Profesor Remzi Rufati – Kryetar

2. Lulzim Demiri

3. Berat Avdiu

4. Hasan Jashari

5. Halil Ibrahimi

6. Ismail Veseli

7. Sevim Ismaili

Lëvizja Demokratike shpreh falënderime të sinqerta për të gjithë anëtarët për përkushtimin dhe kontributin e tyre në ndërtimin e një procesi të drejtë dhe të suksesshëm.

Me këtë hap, Lëvizja Demokratike vazhdon angazhimin e saj për të promovuar vlera demokratike dhe përfaqësim gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More