Të shtunën dhe të dielën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

nga D. V.

Shkup, 27 qershor – Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët që më 28 dhe 29 qershor 2025, (të shtunën dhe të dielën), në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim me avion kundër të gjitha formave të mushkonjave, kurse më 30 qershor 2025 (të hënën) do të fillojë dezinsektimi kundër formave më të moshuara të mushkonjave.

“Dezinsektimi kundër formave të mushkonjave të moshuara në rajonin e qytetit të Shkupit do të realizohet më 30.06 (të hënën) deri më 03.07.2025 (të enjten) gjatë periudhës prej 22:00 deri në 03:00 ora, ditën e ardhshme.

Nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë këtë, atëherë dezinsektimi do të realizohet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More