Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi të thellë kandidatin e VLEN-it

nga Redaksia

Tearcë, 12 korrik – Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar nga Agjencioni UBO, tregojnë se kandidati i koalicionit VLEN gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme.

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se 42.1% e të anketuarve do të votonin për kandidatin e VLEN-it, ndërsa 36.5% do t’ia jepnin votën kandidatit të Frontit Evropian. Ky avantazh prej 5.6 pikësh përqindjeje konsiderohet domethënës për një komunë si Tearca, ku tradicionalisht garat elektorale kanë qenë të ngushta dhe me ndikim në balancat rajonale.

Anketa është zhvilluar në periudhën 1 deri më 7 korrik 2025 dhe pasqyron perceptimet aktuale të qytetarëve mbi ofertat politike që pritet të garojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Avantazhi i VLEN-it në Tearcë shihet si vazhdim i një trendi më të gjerë të mbështetjes që ky koalicion ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe si shenjë e rritjes së besimit qytetar për një qeverisje të re lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More