Teliti: Reforma e pensioneve dështoi, dyfishimi angazhim madhor i PD-së

nga D V

Partia Demokratike deklaroi sot se reforma e pensioneve ndërmarrë nga mazhoranca 11 vite më parë ka dështuar.

Në një deklaratë për mediet, këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, tha se në këto vite “ndonëse çmimet janë rritur me nga 2-3 herë, pensionet janë rritur me pak se 30%”.

Gjatë deklaratës së tij, Teliti u shpreh se vendosja e minimumit jetik prej 220 eurosh është sot një domosdoshmëri kombëtare në luftën e përbashkët ndaj varfërisë.

Teliti tha se rritja reale dhe serioze e pensioneve me objektiv dyfishimin e tyre brenda mandatit të parë qeverisës, është angazhim madhor i Partisë Demokratike.

“Shqipëria i ka burimet dhe buxheti i shtetit i ka të gjitha mundësitë financiare për ta fituar betejën me kafshatën e gojës, mjafton të largojmë abuzuesit e taksave tuaja nga karriget qeveritare”- u shpreh Teliti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More