Temperatura deri në 37 °C sot, nga e mërkura reshje shiu e breshër

nga D. V.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vala e të nxehtit afrikan do të vazhdojë të ndikojë mbi vendin sot edhe nesër, për t’u zëvendësuar nga një front i freskët që do të sjellë reshje, stuhi dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ndryshimi i madh pritet të ndodhë nga dita e mërkurë, kur një front i freskët atmosferik do të sjellë reshje shiu, breshër dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së sot mbi vend do të ketë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More