Temperatura përvëluese në Kosovë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka një apel për qytetarët

nga D. V.

Temperatura të larta kanë përfshirë vendin tonë, ku edhe është bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ekspozohen në diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi po përballet me një valë të të nxehtit ekstrem, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas njoftimit zyrtar, këto kushte të motit konsiderohen tejet të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjasin për disa ditë me radhë.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes, pasi temperaturat do të jenë të larta, rreth 38 gradë Celsisus.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi merrni parasysh njoftimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës!  Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht.  Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, Vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, vijon njoftimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More