Shkup, 12 qershor – Vala e të nxehtit kaploi vrullshëm vendin tonë, kjo ka bërë që të vështirësojë edhe realizimin e procesit mësimor. Mësimi është paraparë të mbahet deri më 17 qershor, por prindërit dhe mësimdhënësit kërkuan përfundimin e vitit shkollor sa më parë për shkak se shkollat janë të pa-klimatizuara dhe kjo rëndon shëndetin e fëmijëve.
Në Shkollën Fillore “Adem Jashari”, disa klasa janë të klimatizuara, mirëpo gjithsesi hasin në vështirësi gjatë procesit mësimor, tha drejtoresha e kësaj shkolle, Fitore Qirezi.
“Në këto ditë vape është vështirë të mbahet mësimi deri në orët e mesditës, deri në orët e fundit të paradites, që kryësisht mësimi i bie që të mbahet nqë pikun e vapës, në mësditë. Mirëpo i shkrytëzojmë maksimalisht klasët që janë më të freskëta që nuk bie dielli vazhdimisht. Sot në këshillin arsimor morëm vendim që orët t’i mbajmë me orar të shkurtuar dhe i liruam nga mësimi gratë shtatzëna dhe mësimdhënësit që janë të sëmurë me sëmundje kardiovaskulare.”,- deklaroi drejtoresha e Sh. F. “Adem Jashari”, Fitore Qirezi.
Edhe nxënësit ankohen se nëpër klasa por edhe gjatë ardhjes në shkollë kanë vapë, mirëpo e ndjekin procesin mësimor vazhdimisht.
“Po, pak është nxehtë, po jo edhe aq shumë.”,- tha një nxënëse.
“Po kemi nxehtë, edhe pse në klasën tonë është freskëtt, deri sa të vijmë në shmkollë është nxehtë.”,- theksoi një nxënëse.
“Po kemi nxehtë, por mësimi është mirë. Sot e kemi nëtë një test në gjuhën shqipe, kishi m vapë gjatë testimit.”,- u shpreh një nxënës.
“Po kemi nxehtë. Pak kemi vështirësi”,- tha një nxënëse.
“Nxehtë në klasë është, por pak. Mundemi më mësu edhe me duru nxehtësinë sepse kemi perde. Jashte shkollës është nxehtë.”,- theksoi një nxënëse.
“Po shumë nxehtë kemi.”,- potencoi një nxënës.
“Po. Shumë nxehtë.”,- u shpreh një nxënëse.
“Shumë nxehtë.”,- tha një nxënës.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës si zgjidhje për tejkalimin e ditëve të nxehta, kërkoi që të shkurtohet orari i orëve mësimore.
“Shkollat fillore duhet të vazhdojnë mësimin me orë të shkurtuara mësimore, por duhet pasur kujdes që të respektohet thelbi i lëndës që studiohet; Klasat dhe dhomat e tjera që përdoren në shkollë duhet të ajrosen vazhdimisht; T’i drejtojë nxënësit dhe t’u japë atyre mundësinë të konsumojnë një sasi më të madhe uji; Të rekomandojë nxënësit të mos konsumojnë ushqime të yndyrshme dhe ushqime që përmbajnë sasi të madhe sheqernash gjatë ditës së shkollës.”,- thonë nga MASh.
MASh gjithashtu rekomandoi që klasat dhe ambientet tjera që përdoren në shkollë të ajrosen vazhdimisht, nxënësit të inkurajohen dhe të lejohen të konsumojnë një sasi më të madhe uji gjatë qëndrimit në shkollë, të mos konsumojnë ushqime yndyrore që përmbajnë sasi të mëdha sheqernash.